Sarri: Nuk e kam ditur se Chelsea do ta transferojë Pulisicin

Futboll

Sarri: Nuk e kam ditur se Chelsea do ta transferojë Pulisicin

Më: 3 janar 2019 Në ora: 09:06
Christian Pulisic

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka thënë se nuk ka qenë në dijen për transferimin e Christian Pulisicit nga Borussia Dortmund.

Sulmuesi amerikan është nënshkruar nga londinezët për 64 milionë euro të mërkurën, mirëpo do të qëndrojë në huazim te Dortmundi deri në fund të këtij stinori.

“Nuk kam ditur asgjë për transferimin e Pulisicit dje”, ka thënë Sarri pas barazimit 0-0 ndaj Southamptonit.

“Ata kërkuan për opinionin tim para një muaji. Opinioni im ishte pozitiv dhe sot mora vesh që marrëveshja është arritur mirëpo nuk isha në dijeni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat