Guardiola: Kloppi është një trajner i mrekullueshëm

Futboll

Guardiola: Kloppi është një trajner i mrekullueshëm

Më: 3 janar 2019 Në ora: 10:27
Pep Guardiola e ka përshkruar Jurgen Kloppin

Pep Guardiola e ka përshkruar Jurgen Kloppin si trajner të mrekullueshëm përpara ndeshjes mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit në kuadër të xhiros së 21-të në Premierligë.

Ndeshja pritet të fillojë sonte prej orës 21:00 në “Etihad”, ku City do të tentojë që t’i afrohet Liverpoolit më shumë në garën për titull, pasi momentalisht skuadra e Klopp ka shtatë pikë më shumë dhe mban kreun e tabelës.

 “Fillimisht, ai është një trajner i mrekullueshëm”, tha Guardiola për Kloppin.

“Kam një raport të mirë me të dhe skuadra e tij gjithmonë luan mirë”.

“Nuk i kam numëruar sa herë i kam mposhtur trajnerët dhe pastaj të mendoj se jam special”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat