Luçi:Hajde në vete, kryeministër! Zholit a pishpirikut të Kosovës...

Futboll

Luçi:Hajde në vete, kryeministër! Zholit a pishpirikut të Kosovës...

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:41
Ilustrim

Prej 1 janarit jemi pa baste, as pika nëpër lagje e as online. Ky është urdhri i qeverisë, por askush nuk e di sa do funksionojë, si do kontrollohet dhe a do shmanget kanalizimi i milionave në të zezë, nën dorë apo në tregun e huaj. Edi Rama mendon se do pastrojë Shqipërinë dhe do shërojë një plagë sociale, por Roland Luçi është një nga ata që e ka të qartë që është një veprim absurd dhe që nuk do të zgjidhë asgjë. 

Trajneri i njohur shkodran e thotë hapur mendimin e tij, me një postim në Facebook ku paralajmëron pasojat e vendimit të pamenduar të kryeministrit shqiptar. 

"Shkundu e hajde në vete, kryeministër. Duhet vepruar në përshtatje me ligjet e brendshme të sistemit ku jeton o Edi, të kapitalizmit. Ato nuk mundesh arbitrarisht t'i ndalosh së vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do ndërrojë formen e ekzistencës dhe lufta juaj kthehet në luftë me mullinjtë e erës. Do shkojë puna në fshatarizim të kumarit fillimisht, të rivitalizimit te skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, përmbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojnë online, për të cilat të gënjejnë e pastaj ti gënjen veten se mund ta ndalosh.

Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk domethënë ta kthesh kumarin në privilegj të 5-yjshave që të rrethojnë. Në Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund të ishte diku 5 a 10 €. Kështu ua bie në majë të hundës bastexhinjve, i disiplinon dhe ndërgjegjëson para se të shkunden xhepash e brinjësh. Të çmendurve sigurisht qe s'ka mjek qe u bie në të. Disiplinimi vlen dhe për kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat