Interi dhe Napoli në garë për talentin italian

Futboll

Interi dhe Napoli në garë për talentin italian

Më: 3 janar 2019 Në ora: 14:02
Nicolo Barella

Dy skuadrat e mëdha italiane janë në kërkim të përforcimeve.

Viti 2018 ishte i jashtëzakonshëm për mesfushorin Nicolo Barella. Futbollisti i Cagliarit në tetor debutoi në kombëtare dhe tashmë është ndër futbollistët më të kërkuar në tregun e futbollistëve.

21-vjeçari është gati për hapin e madh në karrierë, teksa drejtuesit e Cagliarit ia dinë mirë vlerën dhe nuk e lëshojnë pa 50 milionë euro.

Napoli e ka nisur sulmin për të siguruar shërbimet e Barellas, teksa ka ofruar 20 milionë, plus futbollistët Ounas e Rog.

Në garë për talentin italian janë dhe zikaltërit e Interit, të cilët kanë mbetur të zhgënjyer nga belgu Nainggolan.  Pengesa e vetme është shitja e një lojtari “big”, sepse vetëm në atë rast Interi do ketë mundësi të shpenzojë aq shumë për blerje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat