Një gjë që nuk e dini për Ferizajn! Agim Aliu, vepro! Çfarë po pret Nadir?

Futboll

Një gjë që nuk e dini për Ferizajn! Agim Aliu, vepro! Çfarë po pret Nadir?

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:22
Një gjë që nuk e dini për Ferizajn! Agim Aliu, vepro! Çfarë po pret Nadir?

Nuk është problemi se janë bërë pikë e pesë dhe askush nuk e di se në duart e kujt do të mbetet klubi i futbollit Ferizaj! Çudia më e madhe është se, klubi tash ka mbetur as në qiell as në tokë! Një njeri apo dy, nëse janë problem, edhe për ata ka zgjidhje. Ai njeri që është pengesë edhe duhet të largohet! Tek e fundit, dikush duhet ta rrah tavolinën dhe ta zgjidh problemin. Flitet se Ferizaj ka një kryesi me disa sponsorë që goxha kanë para! Por diku është problemi që u bllokua puna. Dikush thotë se janë bërë pikë e pesë, por edhe për këtë punë ka ilaç! Cili është virusi i brendshëm apo që e ka bërë këtë lëmsh?

Nëse është problem një person, thjeshtë edhe rehatohet ai! Mos të merren në qafë të gjithë, që nga trajneri e deri te futbollistët. Sa për premitë e mëhershme të premtuara (për ndeshjen e barazhit kundër Vëllaznimit), që ju kanë mbetur borxh, është e qartë: kryhen ose nuk kryhen kurrë. Një njeri që duhet t’i shpalos të gjitha (të mirat e të këqija) në sipërfaqe është drejtori sportiv i klubit, ai e ka emrin Nadir Haxhimusa. Ai le të flas hapur se kush po e tradhton apo e saboton. Le të gjendet problemi! Virusi është që një kohe brenda! Ose kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, nëse ka guximin ose i jepet e drejta, duhet të veprojë!

Sepse e ka arsyen e fortë të veprojë ose të ndërhyjë në klub, fundja ta kap dikë për veshi dhe t’i kërkojë llogari! Arsyeja është se klubi shumë herë troketë në dyert e Komunës ose si thonë disa ia ruajnë edhe derën, duke kërkuar ndihmë në iks raste! Fundja, klubi le të privatizohet dhe atëherë të hiqen të gjitha përgjegjësitë që ka Komuna në të ardhmen! Pse Agim Aliu duhet të ndërhyjë, por gjithnjë në konsultim me njerëz me autoritet të sportit që ka Ferizaj, sepse duhet ta shkatërrojë virusin nëse është brenda klubit!

A është detyrë e Agim Aliut, që të merret me punët e një klubi që me vite ka telashe? Absolutisht se jo! Por nëse ai iu ka premtuar se nuk do të keni probleme, sigurisht se duhet ta ndërhyjë! Por detyrë është që të merr vendimin dhe klubin ta privatizojë, ta heq qafesh këtë barrë ose të gjej njerëz që mund t’i dalin Zot kolektivit! A është e pakuptueshme që një qytet, për nga fuqia financiare është i dyti më i fortë në Kosovë dhe merret ende me kësi probleme? Normalisht se po. A duhet që klubet një herë e përgjithmonë që të zhvishen nga Komuna, normalisht se po! Klubin më mirë të merr dikush që është milioner dhe të mbajë me vite, se sa të bëhen horë vit e për vit, kemi para nuk kemi para! Dikush thotë se vetëm kryetari i Komunës Agim Aliu mund t’i nxjerr nga balta! Por si mund t’i nxjerr? Ose Nadir Haxhimusa, të jap dorëheqje!

“Brenda Komunës së Ferizajt presin dorëheqjen e Nadir Haxhimusës dhe gjërat pastaj do të rregullohen fortë mirë”, kështu ka thënë një burim për gazetën “Bota sot”. Nëse është problemi Nadir Haxhimusa, sigurisht se ky duhet të jap dorëheqje! Edhe një gjë duhet të jetë e qartë: Kuvendi Komunal i Ferizajt, duhet të dalë me një komunikatë dhe ta qartësojë opinionin: I kujt dreqi është ky klub dhe kujt i takojnë vërtetë përgjegjësitë, që ta heqin këtë mjegull! Komuna e Ferizajt ka edhe drejtorinë e sportit, ka edhe përgjegjësin për sport, sigurisht se ata janë në vëzhgim të situatës apo nuk e kanë guximin që të veprojnë, nëse kanë të drejtën (kompetencat) t’i përziejnë duart në klub!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat