I dhashë 4500 euro një personi në rrugë dhe kur u ktheva…

Futboll

I dhashë 4500 euro një personi në rrugë dhe kur u ktheva…

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:36
Eto

Samuel Eto është një nga sulmuesit afrikanë më të suksesshëm. Jo vetëm një kampion në fushën e blertë, por edhe një njeri me zemër të madhe jashtë saj. Në një prononcim për një media në Bregun e Fildishtit, Eto ka treguar se si disa vite me parë, ndihmoi një person duke i dhënë  një çek 4500 euro.

“Kam qenë në Bregun e Fildishtit dhe pasi kisha bërë shopping me gruan time, një person kërceu sipër taksisë ku isha unë. Mendova se donte të më sulmonte dhe u tremba, por ai më qetësoi me mirësjelljen e tij. Dua të të pyes vetëm për një gjë,  më tha,  më pas do të jesh i lirë të thërrasësh policinë, por nuk jam këtu për të të sulmuar. Më shpjegoi se parkonte makinat, se kishte disa projekte dhe ëndrra, por se askush nuk donte ta ndihmonte ekonomikisht. Pasi e dëgjova, i dhashë një cek prej 4.500 eurosh dhe i thashë të këmbenim numrat e telefonit sepse do të kthehesha në Abidjan pas 12 muajsh dhe nëse do ta kishte shumëfishuar shumë që i dhashë do ta ndihmoja me të vërtetë. Dy muaj para se të kthehesha në Bregun e Fildishtë, në 2008-ën, më telefonoi dhe më tha se i kishte shumëfishuar paratë. E takova përsëri në Abidjan dhe më tregoi dyqanin që kishte hapur me vegla pune dhe që e drejtonte vetë. U ndjeva krenar për të, njerëz të tillë të shtyjnë t’i ndihmosh. E ndihmova përsëri dhe ai punësoi 25 të rinj aty”, u shpreh Eto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat