Milanistët kërkojnë 40 milionë euro për Kessien

Futboll

Milanistët kërkojnë 40 milionë euro për Kessien

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:38
Kessie

Dy klubet e fuqishme angleze, Chelsea dhe Tottenham janë të interesuara për futbollistin e AC Milanit, Franck Kessie.

Sipas medieve italiane, “Blutë” e Londrës dhe ‘Spurs’ synojnë ta blejnë mesfushorin e ‘Rossonerëve’ në tregun e janarit.

Krerët e klubit nga “San Siro” nuk e përjashtojnë mundësinë e shitjes se lojtarit, por siç mësohet, milanistët kërkojnë 40 milionë euro për Kessie.

Ndryshe, Kessie është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat