Skënderbeu përgatitet

Futboll

Skënderbeu përgatitet

Më: 3 janar 2019 Në ora: 15:48
Skënderbeu përgatitet

Ekipi i Skënderbeut do të grumbullohet sot në qytetin e Durrësit, në “Tropikal Resort”, për të zhvilluar minifazën përgatitore të dimrit. Ndryshe nga sa ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit, kur faza e dimrit zhvillohej zakonisht jashtë vendit, Skënderbeu këtë vit do ti zhvillojë përgatitjet e dimrit në Shqipëri.

 Kjo mund të të jetë një nga sinjalet e mungesës së financave në klubin korçar, që prej kohësh ka shfaqur probleme me pagesën e rrogave të lojtarëve. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve skuadra korçare do të zhvillojë dhe tre takime miqësore, me Tiranën, Bylisin dhe Teutën. Lajmin e ka dhënë vetë klubi korçar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.

"Pas 10 ditësh pushim, ekipi do të grumbullohet nesër në ‘Tropikal Resort’ në Durrës ku do të zhvillohet mini-faza përgatitore për dy fazat e mbetura të Kategorisë Superiore.

Gjatë përgatitjeve 2-javore, ekipi do të zhvillojë dhe 3 teste miqësore të cilat do i shërbejnë stafit teknik për të ‘kolauduar’ ekipin.

Tirana, Bylis dhe Teuta do të jenë kundërshtarët e ekipit bardhekuq gjatë përgatitjeve 2-javore në “Tropikal Resort”.

Ekipi do të mblidhet nesër paradite në Durrës ku fillimisht do të zhvillohen për gjithësecilin matjet dhe testet fizike dhe më pas në 14:30 do të zhvillohet seanca e parë e vitit nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.

Drejtuesit e klubit po punojnë në të njëjtën kohë për përforcimin e ekipit për dy fazat e mbetura të kampionatit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat