Milani zyrtarizon afrimin e parë të janarit

Futboll

 Milani zyrtarizon afrimin e parë të janarit

Më: 3 janar 2019 Në ora: 17:34
Lucas Paqueta 

Lucas Paqueta tashmë mund të quhet zyrtarisht një lojtar i Milanit. Klubi kuqezi ka depozituar edhe kontratën e brazilianit në Ligën e Sierisë A, dhe tashmë ai është një alternativë më shumë për Gatusson.

Paqueta u ble nga Milani që në muajin te tetor, nga klubi i Flamengos në Brazil për shumën e 35 mln eurove, dhe vetëm tashmë ai do të jetë i gatshëm të luajë për “djallin”. Paqueta mund të bëjë debutimin e tij që në datën 16 janar, në finalen e Superkupës ndaj Juventusit.

Talenti 21-vjeçar, ishte afrimi i parë i Milanit në këtë merkato janari, ndërsa pritet edhe përforcime të tjera për formacionin e Gatussos, që këtë pjesë të parë të sezonit duhet theksuar se ka qenë i cunguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat