Chelsea vendos, nuk e transferon Higuain në janar? - Bota Sot
Chelsea vendos, nuk e transferon Higuain në janar?

Futboll

Chelsea vendos, nuk e transferon Higuain në janar?

Më: 3 janar 2019 Në ora: 18:59
Higuain

Ish trajneri i Napolit kishte shpresuar që të bashkohej përsëri me argjentinasin në Stamford Bridge por duket se Chelsea nuk dëshiron ta blejë atë këtë dimër

Chelsea nuk do të nënshkruaj me sulmuesin e AC Milan Gonzalo Higuain gjatë afatit të janarit, për shkak të kompleksitetit të marrëveshjes që nuk është e përshtatshme për Blutë.

Por, me situatën aktuale të Higuain që është i huazuar nga Milan në Juventus, Goal kupton që skuadra nga Premier Liga nuk dëshiron të bisedojë me dy klube për transferin e një lojtari në dimër dhe kështu janë duke kërkuar një sulmues të ri të qendrës.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Higuain është duke vuajtur për formë prej që u largua nga Juve për kuqezonjtë, ku ka shënuar vetëm tetë gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.

Një paraqitje e tillë ka vënë në pyetje edhe dëshirën e Milanit për të paguar 36 milionë euro në verë për të, edhe pse kanë shpenzuar 18 milionë euro për një vit huazim të tij. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...