Një hap mbrapa për Real Madridin, barazon me Villareal

Futboll

Një hap mbrapa për Real Madridin, barazon me Villareal

Më: 3 janar 2019 Në ora: 23:31
Pamje nga ndeshja

Real Madridi ka nxjerrë vetëm një barazim (2-2) në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Villarrealit, edhe pse një kohë të gjatë e pati epërsinë.

Rezultati u zhbllokua pas katër minutash lojë me golin e Santi Cazorlas, i cili pas një asistimi nga Samuel Chukwueze, i kaloi vendasit në epërsi.

Mirëpo, reagimi i mysafirëve ishte i shpejtë. Pas një harkimi të Lucas Vasquez, Karim Benzema shënoi me kokë (7’).

Raphael Varane e përmbysi rezultatin (20’) me golin e shënuar pas harkimit të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë.

Në vazhdim, Luka Modricit iu anulua një gol për pozitë jashtë loje, ndër Los Blancos shkuan në pushim me epërsi.

Angazhimi i nikoqirëve në pjesën e dytë, u shpagua me golin e barazimit, të cilin e shënoi sërish Santi Cazorla (82’) falë harkimit nga Pablo Fornals.

Me pikën e fituar, Real Madridi qëndron në vend të katërt në tabelë, me shtatë pikë prapa liderit Barcelona.

Villarreali ka dalë nga zona e rrezikut dhe tash pozicionohet në vend të 17-të me pikë të barabarta me Athletic Bilbaon që pozicionohet një vend më poshtë.

Los Blancos luajnë kundër Real Sociedadit në ndeshjen e radhës, derisa Nëndetësja e Verdhë është mysafir i Eibarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat