Jakova befason me rezultate në Leipzig! Morina më i miri

Futboll

Jakova befason me rezultate në Leipzig! Morina më i miri

Nga: K. G. Më: 4 janar 2019 Në ora: 10:50
Jakova befason me rezultate në Leipzig! Morina më i miri

Klubi i futbollit Jakova për grupmoshat e ndryshme, ka shënuar rezultate impresive në Leipzig të Gjermanisë. Trajneri i këtij klubit, Naim Kameri, tha se ka qenë një konkurrencë shumë e fortë, por edhe në anën tjetër, një dëshmi se Kosova ka shumë talent.

Image

“Kanë qenë pjesëmarrëse 64 ekipe nga 8 shtete në turneun që u mbajt në Leipzig. Jakova ka marrë pjesë me 4 grupmosha, duke shënuar rezultate të mira. Me gjeneratën U-19 arritëm në vendin e tretë, kurse me U-11 në pozitën e pestë, ndërsa për U-13 u renditem të tretë.

Image

Gjenerata U-17 shënoi rezultate më të mira, e cila renditet në pozitën e dytë”, tregon Kameri.  Njomakët e Jakovës dhanë maksimumin në secilën grupmoshë, ndërsa lojtari më i mirë u zgjodh Jeton Morina U-17 në gjithë turneun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat