Një episod i çuditshëm, të dua më shumë se gruaja jote

Futboll

Një episod i çuditshëm, të dua më shumë se gruaja jote

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:47
Një episod i çuditshëm, të dua më shumë se gruaja jote

Një episod i çuditshëm ka ndodhur ditën e djeshme, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit në sfidën mes Manchester Cityt  dhe Liverpoolit. Mendi, mbrojtësi i Cityt, i cili që prej nëntorit gjendet jashtë fushave për një dëmtim në gju, u fut në fushë, dhe shkoi për të përqafuar dhe puthur Sergio Agueron.

Por, i veshur me një palë xhinse, xhup portokalli dhe një kapuç në kokë, stjuartët e takimit nuk e vunë re se ai erdhi nga stoli i Cityt, dhe e kujtuan sikur ishte një tifoz.

Ata vrapuan për disa metra, por më pas, e lanë, pasi e kuptuan se kush ishte. Pas ndeshjes, Mendi postoi edhe një foto duke puthur Agueron, dhe e shoqëroi me shkrimin: “Të dua më shumë se gruaja jote".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat