Klopp e ka me Salahun

Futboll

Klopp e ka me Salahun

Më: 4 janar 2019 Në ora: 12:51
Klopp e ka me Salahun

Jurgen Klopp ende nuk e ka kapërdirë humbjen e djeshme ndaj Manchester City-t, ku në rast fitoreje do të ishte më pranë titullit kampion.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes Klopp u kap nga pak me të gjithë duke filluar me Salahpër të vazhduar me gjyqtarin.

"Ka qenë një ndeshje shumë intensive. Ne kemi qenë të pafat në finalizime. Mund të them se kemi patur më pak fat se City. Sane shënoi, ndërsa Mane goditi shtyllën. Ata dominuan në disa momente të ndeshjes, por ne reaguam dhe krijuam raste, të cilat nuk i shfrytëzuam", ka thënë Klopp në përfundim të ndeshjes. “Më pëlqen shumë Vincent Kompany, por si ka mundësi që nuk u ndëshkua me të kuq?

Ishte lojtari i fundit dhe bëri një ndërhyrje të gabuar. Nëse do ta kishte goditur më fort, Salah do ta kishte mbyllur sezonin. Nuk është e lehtë për arbitrat dhe ai mund ta shikojë ndryshe atë moment nga unë”, ka vazhduar Klopp. "Ne mund të luajmë më mirë, por duhet të pranojmë edhe se nuk mund të dominojmë gjithmonë. Me pak fat mund të kishim barazuar 2-2, që do të kishte qenë rezultati perfekt për ne", perfudnoi trajneri gjerman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat