City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Futboll

City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

Më: 4 janar 2019 Në ora: 14:41
Manchester City

Manchester City ka marrë një lajm jo të mirë në fillimin e këtij viti, ku klubi anglez rrezikon seriozisht përjashtimin nga kompeticionet evropiane.

Mos respektimi i rregullave të fair-play-it financiar është arsyeja pse ata janë në problem të këtilla. Ai që e konfirmon një gjë të tillë është presidenti i komitetit të kontrollit financiar në UEFA, Yves Leterme, i cili u shpreh se nëse dokumentet e publikuara nga Football Leaks vërtetohen atëherë masat ndëshkimore do të jenë të ashpra.

Sipas dokumenteve në atë kohë rreth 60 milionë funte janë paguar direkt në arkat e klubit nga kompania arabe Abu Dabi United Group dhe që në fakt kjo shumë duhet të kalonte si pagesë për një sponsorizim nga ana e Etihad dhe që në fakt nuk ka ndodhur kështu.

“Nëse dokumentet e publikuara vërtetohen atëherë ky është një problem shumë serioz dhe që mund të shoqërohet me masa shumë të ashpra ndëshkimore” u shpreh Leterme, i cili shtoi gjithashtu se një ndër masat që mund të merret është përjashtimi nga të gjitha kompeticionet e UEFA-s. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat