Kukësi ka zbarkuar në tokën turke

Futboll

Kukësi ka zbarkuar në tokën turke

Më: 4 janar 2019 Në ora: 15:38

2019-ta nis me minifaza përgatitore për skuadrat shqiptare, të cilat duhet të karikojnë bateritë për të rifilluar sezonin në mënyrën e duhur. Të ndarë midis resorteve luksoze dhe qëndrimit në shtëpi ajka e futbollit në vend e ka marë seriozisht këtë periudhë të ftohtë dimri. Me një distancë prej 24 orësh të gjitha ekipet zbresin në fushë për të nisur punën dukë harruar festat e fundivitit. Kukësi ka zbarkuar në tokën turke në orët e para të së premtes ndërkohë që pas tyre është radha e Partizanit për ti filluar përgatitjet pikërisht në Antalia. Ende nuk është përcaktuar nga drejtuesit e klubit se ku do të vijojë përgatitjet Flamurtari, që destinacion të zakonshëm ka patur gjithmonë Turqinë. Nga Shqipëria do të migrojë Luftëtari që ka përzgjedhur Greqinë për të vijuar fazën përgatitore, me skuadrën e Gentjan Mezanit që ka nisur punën në shtëpi në pritje të përforcimeve.Skënderbeu kampion ka zgjedhur restortin Tropikal për të kryer fazën, duke programuar edhe ndeshjet miqësore. Gjithashtu edhe Teuta, Laçi, Tirana, Kamza dhe Kastrioti do të qëndrojnë në shtëpi, pasi drejtuesit duhet të punojnë edhe për kompletimin e skuadrës gjatë kësaj periudhe merkatoje të dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat