Agjenti i Hysaj “kërcënon” Napolin

Futboll

Agjenti i Hysaj “kërcënon” Napolin

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:26
Agjenti i Hysaj “kërcënon” Napolin

Elseid Hysaj tashmë po kalon një periudhë jo të mirë te skuadra që drejtohet nga Karlo Ançeloti, Napoli. 

Lojtari i Kombëtares Shqiptare prej ndeshjesh nuk e sheh më veten pjesë të formacionit të parë dhe duket se tekniku italian nuk e preferon më.

Mirëpo për këtë çështje ka folur vetë agjenti i mbrojtësit, Mario Xhufredi ku ka thënë se ai kishte mundësi që të shkonte te Çesli i Maurisio Sarrit, por Ançeloti i dha siguri edhe qëndroi. Xhufredi ka thënë se kjo Hysaj nuk meriton që t’i bëhet kjo lloj sjellje.

“Në verë, Hysaj mund të shkonte te Çelsi. Ançeloti i tha se e vlerësonte, por faktet tregojnë se në periudhën e fundit nuk është më i rëndësishëm për klubin. Nëse është bërë një rezervë, atëherë jemi gati të largohemi dhe të kërkojmë shitjen që në janar.”

“Nuk vëmë në diskutim zgjedhjet e Ançelotit, por Hysaj nuk e meriton këtë sjellje. Mund të jetë fazë e përkohshme, por duhet sqaruar kjo situatë. Mund të flitet hapur dhe publikisht. Flasim për një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në Evropë, kjo gjë po e penalizon. Jemi gati të flasim, do të heq Hysajn nga aty nëse na thonë se është bërë rezervë”.- ka përfunduar Xhufredi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat