Hyseni largimi i parë zyrtar nga Flamurtari!

Futboll

Hyseni largimi i parë zyrtar nga Flamurtari!

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:30
Hyseni largimi i parë zyrtar nga Flamurtari!

Është aktivizuar në 14 takime gjatë këtij sezoni, 8 si titullar dhe 6 herë si zëvendësues, por kjo nuk ka mjaftuar që Alesio Hyseni të vazhdojë bashkëpunimin me Flamurtarin. Mesfushori 22-vjeçar i rritur si futbollist në Itali, është larguar përfundimisht nga klubi vlonjat, dy vite pas afrimit të tij te Flamurtari. Lajmi për largimin e Hysenit është konfirmuar nga vetë klubi vlonjat me një njoftim në faqen zyrtare.

“Flamurtari F.C njofton përfundimin e bashkëpunimit me Alessio Hyseni. Mesfushori 22-vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur sot të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve, duke i dhënë mundësi mesfushorit të jetë lojtar i lirë.Flamurtari Football Club falenderon Alesio Hyseni për kontributin e dhënë me fanelën Kuqezi, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat