Ylli i PSG-së firmos për Barcelonën

Futboll

Ylli i PSG-së firmos për Barcelonën

Më: 4 janar 2019 Në ora: 18:25
Ylli i PSG-së firmos për Barcelonën

Ishte në ajër prej ditësh, përtej deklaratave diplomatike të Barcelonës, por tashmë merr fund: futbollisti Adrian Rabiot do të transferohet te Barcelona në verë, kur të përfundojë kontrata me PSG.  Klubi blaugrana ka arritur marrëveshjen me mesfushorin e talentuar, duke firmosur një kontratë me 10 milionë euro në sezon. Përveç kësaj, Rabiot do të marrë edhe 10 milionë euro në momentin e firmës. Tani Rabiot do të durojë disa muaj në bankë, sepse PSG ka vendosur të hakmerret ndaj tij, por edhe ndaj Barcelonës, duke u futur në garë për disa nga objektivat e klubit katalan në afatin kalimtar të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat