Milan zyrtarizon operacionin 45 milionë euro

Futboll

Milan zyrtarizon operacionin 45 milionë euro

Më: 4 janar 2019 Në ora: 20:07
Milan

Milan ka shpallur blerjen e mesfushorit brazilian Lucas Paqueta nga Flamengo me një kontratë katër vite e gjysmë. Marrëveshja është konfirmuar nga Lega Serie A të martën, dhe Milan ka konfirmuar gjithçka me një lajmërim në faqen zyrtare të klubit. 

Aty shkruhej: “AC Milan ka lajmëruar ditën e premte regjistrimin e futbollistit të Flamengo-s Lucas Paqueta. Ai ka luajtur 65 ndeshje te Flamengo duke shënuar 13 gola dhe duke fituar Campeonato Carioca de Futebol 2017. Ai ka debutuar me përfaqësuesen braziliane më 5 shtator të vitit 2018, në fitoren 2-0 ndaj Amerikës. 

“Lucas Paqueta do t’i bashkohet shokëve të rinj të ekipit në Milanello më 7 janar të vitit 2019, kur të rinisin seancat stërvitore.”

Kuqezinjtë gjithashtu kanë shtuar se 21-vjeçari do të jetë i gatshëm pën ndeshjen e radhës të martën e ardhshme. Gjithashtu raportohet se Djalli ka përfshirë 10 mln euro bonuse, përveç blerjes 35 mln euro. 

Por menjëherë pas zyrtarizimit UEFA ka bërë të ditur se po e vëzhgon me vëmendje transferimin e brazilianit. UEFA kërkon të dijë se nga kanë ardhur paratë e blerjes së mesfushorit, duke parë që Kuqezinjtë kanë pasur probleme me Fair Play Financiar muajt e fundit. 

UEFA thuhet të ketë dërguar një letër në drejtim të klubit duke kërkuar sqarime për sa i përket entitetit ekonomik të çështjes Paqueta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat