Diaz lojtar i Realit, mësohet edhe shuma e transferimit të tij

Futboll

Diaz lojtar i Realit, mësohet edhe shuma e transferimit të tij

Më: 5 janar 2019 Në ora: 10:20
Brahim Diaz

Brahim Diaz është vetëm disa orë larg për t’u zyrtarizuar si lojtar i Real Madridit.

Të dy klubet, Manchester City dhe Real Madrid tashmë kanë rënë dakord për transferimin në ‘Santiago Bernabeu’ të talentit të madh spanjoll.

Kjo marrëveshje sipas medieve në Spanjë do të mbyllet për 15 milionë euro, dhe 19 vjeçari do të nënshkruajë për gjashtë sezone. Nëse nuk ka ndonjë pengesë, ai do të prezantohet të hënën në stadiumin e Real Madridit.

Marrëveshja për transferimin e Diaz duket se ka kënaqur të gjitha palët. Me lojtarin që rikthehet në Spanjë, me Real Madridin që siguron shërbimet e talentit nga Malaga, dhe me Manchester City që eviton largimin falas të 19 vjeçarit.

Siç dihet, Diaz ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me Manchester Cityn, dhe në qershor kampionët e Premierligës kanë rrezikuar të humbasin atë falas.

Diaz është pjesë e skuadrës së parë të Manchester City që nga viti 2016, dhe deri më tani ka regjistruar vetëm pesë paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat