PSG me ‘mega-ofertë’ për Mario Mandzukic

Futboll

PSG me ‘mega-ofertë’ për Mario Mandzukic

Më: 5 janar 2019 Në ora: 11:50
Mandzukic

Paris Saint Germain po përgatitet për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Mario Mandukic.

Sulmuesi kroat është kthyer në cak nga kampionët e Ligue 1.

Sipas ‘CorSport’, PSG po përgatit një mega ofertë për 32 vjeçarin, që po vazhdon të paraqitet në nivele të larta te kampionët e Serie A që disa sezone.

Ajo që po e mban të qetë Juventusin, është marrëveshja që ka arritur me lojtarin për rinovimin e kontratës deri në vitin 2022.

Mandzukic është pjesë e Juventusit që nga viti 2015, dhe në 109 ndeshje ka shënuar 30 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat