Marko Pjaca pranë rikthimit te Juventusi

Futboll

Marko Pjaca pranë rikthimit te Juventusi

Më: 5 janar 2019 Në ora: 12:00
Marko Pjaca

Marko Pjaca i huazuar te Fiorentina deri në fund të sezonit mund të kalojë që në janar tek Juventusi.

Ai ka shënuar vetëm 1 gol deri më tani tek Fiorentina në 14 ndeshje.

Hapsirat e pakta që mund të ketë kroati tek Fiorentina në muajt në vijim lidhet dhe me faktin se vjollcët arritën të afronin Murielin nga Sevilla dhe sulmi është i mbipopulluar.

Kështu Juventus po mendon ta afrojë atë përsëri në Torino, por edhe vendimtare do të jenë ndeshjet e para të janarit.

Megjithatë vetë trajneti Pioli dëshiron ta mbajë Pjacën, por dëmtimi i gjatë i Cuadrados kanë detyruar Zonjën e vjetër të përforcojnë mesfushën.

Ndërkohë për Marko Pjacën interes ka shfaqur edhe skuadra e Fulhamin që tashmë drejtohet nga i mirënjohuri Claudio Ranier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat