Burrat e Kosovës që sfiduan Serbinë në vitet e 90-ta, vetëm njëri është gjallë! - Bota Sot
Burrat e Kosovës që sfiduan Serbinë në vitet e 90-ta, vetëm njëri është gjallë!

Futboll

Burrat e Kosovës që sfiduan Serbinë në vitet e 90-ta, vetëm njëri është gjallë!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2019 Në ora: 12:07
Hafiz Gashi, Rexhep Abdullahu, Arsim Fehmiu dhe Skënder Rogova

Emrat e mëdhenj kurrë nuk harrohen. Emrat që dhanë shumë për sportin, e sidomos në kohën e okupimit, në kohën e represionit nga Serbia shoveniste.  Rexhep Abdullahu (kryetar) ka drejtuar Federatën e Futbollit të Kosovës, në kohërat më të vështira (1993-2000), ndërsa Hafiz Gashi, ish hendbollist e volejbollist, kryetari i Lidhjes së Sporteve të Komunës se Gjilanit dhe kontribuoi shumë për futbollin gjatë kohës më të rëndë (të okupimit), duke e sfiduar Serbinë okupatore, pastaj Skënder Rogova, në vitet 1996-1999 ishte edhe sekretar teknik i FFK-së, kurse nga viti 1995 ishte sekretar i përgjithshëm në FHK deri në vitin 2001.

Arsim Fehmiu, veprimtar i shquar sportiv, një kohë edhe trajner i Normalistit të Prishtinës, dha shumë në kohën e viteve 90-ta. Përveç Arsim Fehmiut që është gjallë,  Abdullahu, Rogova e Gashi nuk janë në mesin tonë, burra që dhanë shumë në aspektin kombëtar e sportiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...