Sanchezi i kërkon falje shqiptarit

Futboll

Sanchezi i kërkon falje shqiptarit

Më: 5 janar 2019 Në ora: 13:09
Sanchezi i kërkon falje shqiptarit

Lojtari i Granadas, Germán Sanchezi, i cili e goditi keq mbrëmë Rey Manajn, ka thënë se “gjithçka ndodhi pa dashje…”.

Ai, madje, shkoi edhe në spital për ta vizituar personalisht “rivalin” dhe për t’u interesuar se si ishte.

Natyrisht, ka pasur vend edhe për t’i kërkuar falje shqiptarit, duke këmbëngulur se nuk kishte “asgjë të qëllimshme në këtë rast”.

Kujtojmë se bashkë me Germanin ishin edhe Adrian Ramos dhe Víctor Díaz, me këtë të fundit Manaj ka luajtur në sezonin 2017/18 te Granada, ashtu si me 32-vjeçarin që e lëndoi.

Granada dhe Albacete e shqiptarit barazuan 1-1 në fund, teksa Manaj lëshoi fushën në minutën e 30’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat