Zola: Alvaro duhet të mësohet me kritikat

Futboll

Zola: Alvaro duhet të mësohet me kritikat

Më: 5 janar 2019 Në ora: 14:18
Zola: Alvaro duhet të mësohet me kritikat

Vazhdon telenovela e radhës mbi të ardhmen e Alvaro Morata te Chelsea. Qëllimi i spanjollit, siç është njoftuar tashmë, është kthimi në Spanjë. Vetë sulmuesi mësohet se i ka thënë “po” një transferimi të mundshëm te Sevilla.

Një ndryshim kursi i papritur, falë të cilit ish-lojtari i Juventusit dhe Real Madridit shpreson të gjejë “nuhatjen” e humbur për golin. Kjo, si rezultat i adaptimit të dobët në Premier League, demonstruar që nga ardhja e tij te Chelsea, në verën e vitit 2017.

Duke folur për situatën e vështirë të Morata te Chelsea, zëvendësi i Maurizio Sarrit, Gianfranco Zola, ka shfryrë kundër lojtarit: "Alvaro duhet të mësohet me kritikat, njerëzit presin shumë nga numri “9” i bluve. Ata presin shumë gola, kështu që kjo lloj përgjegjësie është pjesë e punës së tij, nuk mund të shmanget.

 Morata duhet absolutisht të lërë gjithçka mbrapa, përndryshe kjo bëhet një barrë, që do të rëndojë më tepër mbi shpatullat e tij dhe nuk do ta ndihmojë të përmirësohet. Po luan te Chelsea, jo në Southampton, ose në Brighton, me gjithë respektin për këto klube".

Një kritikë jo shumë e fshehur për numrin 29 të Chelsea, i cili ka pasur një performancë të dobët këtë sezon, me 7 gola në 23 ndeshje të luajtura. 

Ndërkohë, siç raportohet nga “Mundo Deportivo”, javën e ardhshme, menaxhmenti i Chelsea do të takohet në Londër me menaxherin e Morata, Juanma Lopez, për të diskutuar mbi pistën “Sevilla”. Sulmuesi tashmë ka dhënë pëlqimin e tij të plotë për huazimin në Spanjë deri në fund të sezonit, ndaj po pret vetëm përgjigjen e Chelsea.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat