Arsenal dhe Barcelona arrijnë marrëveshje, Suarez transferohet në Londër

Futboll

Arsenal dhe Barcelona arrijnë marrëveshje, Suarez transferohet në Londër

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Barcelona duket se ka arritur edhe një marrëveshje të rëndësishme në këtë afat kalimtar.

Katalanët pasi arritën marrëveshje me Adrien Rabiot, tashmë janë pajtuar ta largojnë një lojtar, në një marrëveshje që i shkon në favor edhe Arsenalit.

Sipas raportimeve të “Sky Italy”, Denis Suarez do të largohet gjatë këtij afati kalimtar drejt Londrës.

Mesfushori pritet ti kushtojë “gunners” diku rreth 23 milionë euro, sipas Fabrizio Romanos.

Të dy palët thuhet se janë të gatshme ta mbyllin këtë marrëveshje sa më shpejtë të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat