Federata e futbollit të Venezuelës ka konfirmuar miqësoren e radhës me Argjentinën.
Kjo miqësore pritet të zhvillohet në mars të këtij viti dhe mund të jetë një mundësi e mirë për Lionel Messin që të rikthehet në kombëtare.
Interesant do të jetë fakti se kjo ndeshje do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin e Atletico Madrid.
Kjo ndeshje do të jetë e para për Lionel Scalonin, i cili është emëruar trajner i Argjentinës.
Argjentina do ta luaj edhe një ndeshje tjetër gjatë marsit, dhe pritet që kundërshtar ta ketë Perunë.
Por, dilema kryesore është nëse në skuadër do të rikthehet ylli i Barcelonës, Lionel Messi.
Këto ndeshje do të shërbejnë që Argjentina të përgatitet për Kupën e Amerikës që do të zhvillohet këtë vit.