Tuchel me deklaratë të madhe për Rabiot

Futboll

Tuchel me deklaratë të madhe për Rabiot

Më: 6 janar 2019 Në ora: 00:01
Thomas Tuchel

Aktualisht mesfushori i Paris Saint Germainit, Adrien Rabiot, është në qendër të vëmendjes së medieve botërore sportive.

Lojtarit i skadon kontrata në verë dhe ai po refuzon të rinovojë me klubin francez. 23-vjeçari raportohet se është shumë afër marrëveshjes me Barcelonën, por trajneri i skuadrës, Thomas Tuchel, beson se çdo gjë mund të ndodh dhe nuk e përjashtojnë mundësinë që mesfushori të qëndrojë në Paris.

“Nuk është situatë e lehtë për atë”, ka thënë Tuchel për Rabiotin.

“Ai nuk është lojtari i parë që ka problem të tillë, por ende është duke punuar me të gjithë dhe është shumë profesional”.

“Kjo është ajo që kam pritur nga ai dhe jam i sigurt se do të vazhdojë kështu, edhe ne duhet të jemi profesional gjithashtu”.

“Të gjithë e dinë situatën e tij. Tregu i transferimeve është një periudhë e komplikuar, ai është lojtari ynë dhe çdo gjë mund të ndodhë”.

“Është situatë mes tij dhe klubit”, ka shtuar Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat