Miliona për një lojtar goli, Liverpool përgatit ofertën për yllin e Gjermanisë

Futboll

Miliona për një lojtar goli, Liverpool përgatit ofertën për yllin e Gjermanisë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 07:04
Timo Werner

Sulmuesi i kombëtares gjermane, Timo Werner, ka kohë që shihet si e ardhmja e futbollit gjerman dhe klubet më të mëdhjen të Europës e duan, ndaj dita vendimtare po afron dhe pritet të mësohet destinacioni i tij. 

Së fundmi, drejtuesi i RB Leipzig Oliver Mintzlaff është shprehur se sulmuesi ose rinovon, ose largohet në fund të sezonit. 

Kontrata e 22-vjeçarit skadon në vitin 2020 dhe klubi gjerman, nëse nuk arrin të bindë lojtarin për rinovimin, do të ishte i gatshëm ta linte të largohej për të fituar një shifër të majme. 

Interesi për sulmuesin premtues është i madh, teksa raportohet se për të janë afruar Bayern Munich dhe Liverpool i Jurgen Klopp. 

Sipas anglezes Metro, Të Kuqtë janë gati të bëjnë një ofertë të parë. Ajo thuhet të jetë rreth 40 mln euro, një shifër e mirë, por me siguri që Leipzig do të kërkojë më tepër duke parë konkurrencën që është krijuar për firmën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat