Mourinho refuzon Benfica-n, zbulohet vendimi i “Special One”

Futboll

Mourinho refuzon Benfica-n, zbulohet vendimi i “Special One”

Më: 6 janar 2019 Në ora: 08:07
Jose Mourinho

Pas shkarkimit nga Manchester United, Jose Mourinho është ende në pritje të projektit të duhur për të rinisur gjithçka nga e para. U fol për një rikthim të mundshëm te Real Madrid duke nisur nga sezoni i ardhshëm, por pat edhe nga ata që deshën të përshpejtojnë gjithçka. Benfica në fakt, pasi largoi Rui Vitoria, i ofroi pankinën “Special One”. Por, përgjigja e këtij të fundit ishte negative. Mourinho kërkon të presë verën, përpara se të rikthehet të stërvisë sërish.

Referuar “Record”, Mourinho i është përgjigjur presidentit Luis Filipe Vieira, me justifikimin se për momentin nuk preferon të rikthehet të stërvisë në Portugali. Por, nga ana tjetër “A Bola” pretendon, se nëse klubi që nuk ka problem të paguajë rrogën e ish-trajnerit të United, do t’i prezantonte gjithashtu një projekt teknik të bindshëm në verë, atëherë përgjigja e Mourinho-s do të ishte e ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat