Bayern reagon ndaj fyerjeve të Ribery, pason dënimi për francezin

Futboll

Bayern reagon ndaj fyerjeve të Ribery, pason dënimi për francezin

Më: 6 janar 2019 Në ora: 11:17
Franck Ribery

Franck Ribery bëri bujë në të gjitha mediet për fjalorin e përdorur ndaj fansave në “Twitter”.

Anësori i Bayern kishte reaguar ashpër dhe me fjalë të ndyta në drejtim të kritikëve të tij.

Ai në një postim në “Twitter” i kishte fyer fansat duke shkruajtur: “Ua q**** nënat, gjyshet dhe gjithë trungun familjar”.

Këso fjalë sigurisht se janë të pa pranueshme, dhe për këtë ka reaguar edhe skuadra e Bayern Munich.

Hasan Salihamidzic, drejtori sportiv i Bayern, ka bërë të ditur se dënime të mëdha do të vijnë për Ribery, shkruan “Sky Sports Germany”.

“Për fat të keq gjithçka kishte eskaluar në një pikë. Ai përdori fjalë që janë të pa pranueshme për Bayern” ka thënë Salihamidzic.

“Kam biseduar me të dhe i kam treguar se do të dënohet për këtë. Ai pranoi gjithçka” ka shtuar drejtori sportiv i Bayern.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë masat e Bayern për Franck Ribery.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat