Talenti italian fut në ‘luftë’ klubet e mëdha

Futboll

Talenti italian fut në ‘luftë’ klubet e mëdha

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Lufta e ofertave për mesfushorin e talentuar të Cagliarit, Nicolo Barella, është përshkallëzuar pasi Chelsea i ka ofruar plot 50 milionë euro për të, duke i bërë Interin, Napolin dhe Manchester Unitedin të përgjigjen me oferta të majme

Sky Sport Italia pohoi të premten mbrëma se Chelsea kishte bërë ofertë prej 50 milionë euro për italianin, aq sa edhe i kërkon Cagliari për të.

Por, sipas Corriere dello Sport, Interi është klubi i parë që ka reaguar me pronarët e saj që kanë shprehur gatishmërinë ta paguajnë të njëjtën shumë për Barellën.

Ata po ashtu synojnë ta përfshijnë në marrëveshje edhe sulmuesin Eder, i cili aktualisht luan te klubi motër i Interit, Jiangsu Suning, si dhe ta huazojnë qendërmbrojtësin 19-vjeçar Alessandro Bastoni, i cili luan te Parma momentalisht.

Barella i mbush 22 vjet muajin tjetër dhe tashmë ka zënë vendin e titullarit në Kombëtaren e Italisë nën udhëheqjen e Roberto Mancinit, prandaj shumë klube janë duke shfaqur interesim për të.

Mediata italiane shkruajnë se Napoli nuk ka hequr dorë nga ai, dhe se Manchester Unitedi mund t’i bashkohet luftës së ofertave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat