Rrëfimi i Bogdanit

Futboll

Rrëfimi i Bogdanit

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:28
Rrëfimi i Bogdanit

Ish-sulmuesi i kombëtares sonë, Erion Bogdani ka rrëfyer disa nga momentet më të veçanta në karrierën e tij. Ai tregon planet e të ardhmes dhe disa episode si trajner i ekipeve kombëtare. 

“Ishte eksperiencë pozitive. Falenderoj Armando Dukën dhe federatën për mbështetjen. Në këto 3 vite e gjysme si pjesë e stafit të De Biazit dhe më pas si trajner i U-19 do të më shërbejnë shumë. Në punën me ekipet e moshave rezultati nuk është primar. Kemi luajtur kundër ekipeve të forta, me pak fat disa rezultate mund të ishin në favorin tonë”, u shpreh fillimisht për “InTv” Bogdani.

“Fjala talent është e madhe. Një talent bën diferencën me ekipet e para. Vështirë se mund të thuash se kemi talente, pasi nuk kemi lojtarë 19-vjeçarë që luajnë me ekipet e para. “

E ardhmja

“Largimi im ishte një ndarje me konsesus midis 2 palëve, sepse dua të vazhdoj karrierën si trajner. Tani do të kthehem në Itali. Kam folur me menaxherët për të kontaktuar ndonjë skuadër, pasi më pëlqen të stërvit dhe të bëj trajnerin. Shpresoj të gjej një skuadër që të jap eksperiencën time”

Karriera si futbollist

Me të gjitha ekipet ku ka luajtur ia kam kaluar mirë. Do të veçoja Sienën dhe Çezenën, ku pavarësisht ndeshjeve jam pritur mirë nga qyteti. Kulmi i karrierë sime ka qenë te Siena, ku kam bërë 11 gola. Megjithatë, kulmi i një futbollisti është kur luan me ekipin kombëtar dhe shënon shumë gola. Këto gjëra i kam arritur dhe jam krenar”

Momentet e vështira

“Çdo futbollist ka momente të vështira. Eksperienca negative kam pasur prej dëmtimeve. U bëj thirrja lojtarëve që në rast dëmtimesh të punojnë fort për tu rikuperuar, pasi futbolli do sakrificë. Golat më vendimtarë me kombëtaren i kam bërë në transfertën e Ukrainës në një ndeshje që përfundoi 2-2. Si kundërshtarin më të vështirë do të veçoja mbrojtësit Stam, Maldini, Samuel, Kanavaro apo Turam. Mbrojtës që e kam pasur të vështirë t’i kaloja, por edhe u kam shënuar”

Ekipi kombëtar

“Do të doja të kisha luajtur kundër Serbisë. E kam ndjekur nga televizori dhe ishte shumë emocionuese. Ka qenë ndeshje e bukur, për mendimin tim, nëse ndeshja do të vazhdohej të luhej, do ta fitonim ne”

“Unë kam luajtur pak me De Biazin, ndërsa më pas kam qenë pjesë e stafit. Shumë gjëra u mblodhën bashkë për atë sukes. Trepikshi që morëm në tavolinë ndaj Serbisë na ndihmoi nga ana morale. Çunat punuan fort edhe në barazimin 0-0 në Danimarkë. Europiani do të ngelet në zemrën time”

“E kam të vështirë të flas për kombëtaren tani, pasi e shoh vetëm nga televizori ose stadium. Panuçit i është dashur të ndryshojë shumë, pasi kemi një ndërrim brezash.”

“Si lojtarët me të ardhme të madhe do të veçoja Asanin e Partizanit dhe Trashin. Janë 2 lojtarë që kanë spikatur”

Shënuesi më i mirë i kombëtares…

“Kam raporte të mira me Sadikun, Balajn dhe Cikalleshin. Më vjen mirë që këta të tre thyejnë rekordin. Sadiku është afër, rekordet janë bërë për tu thyer. Shpresoj që rekordi të thyhet, pasi do të kemi një sulmues që do të shënojë dhe shpresoj që ata gola të na çojnë në Europian ose Botëror”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat