Një lajm i mirë për trajnerin e Shqipërisë U-21 - Bota Sot
Një lajm i mirë për trajnerin e Shqipërisë U-21

Futboll

Një lajm i mirë për trajnerin e Shqipërisë U-21

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:31
Alban Bushi

Një lajm i mirë për trajnerin e Shqipërisë U-21, Alban Bushi, në këtë fazë të riformatimit të skuadrës së Shpresave. Skautët e Shqipërisë kanë arritur të bindin Kosovar Sadikin të vishet kuqezi. Mbrojtësi shtatalartë ka lindur në Kanada dhe është pjesë e grupmoshave të këtij shteti, ndërsa pas vetes ka patur dhe interesimin e Kosovës.

Telesport mëson me burime pranë lojtarit se i riu zgjodhi të vishte fanellën e kombëtares shqiptare dhe me shumë mundësi do të jetë pjesë e Shqipërisë U-21. Ai po pret ftesën e teknikut Bushi. Sadiki ka një karrierë interesante, pasi ka qenë pjesë e moshave të Stoke Cityt. Mbrojtësi ka luajtur dhe me ekipin U-23 të këtij klubi, ndërkohë që ka provuar dhe një aventurë në Kroaci te NK Lokomotiva. 

20-vjeçari shihet si një element i mirë për të ardhmen, por duhet parë se si do të shkojë karriera e tij. Sadiki ka parametra të mira, pasi është 195 centimetër i gjatë. Atmosfera ndërmjet skautëve të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe asaj kosovare vazhdon të jetë "e nxehtë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...