Klopp tregon synimin për vitin 2019

Futboll

Klopp tregon synimin për vitin 2019

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:05
Jurgen Klopp

“Kualifikimi në Ligën e Kampioneve apo momenti kur u kthyem në hotel në Romë, pasi siguruam finalen e Ligës së Kampioneve. Edhe ai nuk ishte i keq. Ishte një pritje e ngrohtë. Nëse do ta kishim luajtur finalen në atë moment, ndoshta do kishte ndihmuar. Do kishim 2-3 javë më shumë pushime dhe nuk do kishim kaluar momentin zhgënjyes në Kiev. Por i gjithë sezoni ishte pozitiv, e shijuam shumë”, ka thënë Klopp.

Ai është i kënaqur me arritjet e 2018, por pret më shumë nga skuadra gjatë vitit që sapo kemi hyrë.

“Shpresoj në një skuadër më të fortë dhe me më shumë eksperiencë. Unë pres më shumë ndeshje speciale si këto të fundit. Do luftojmë për çdo garë që jemi pjesëmarrës”.

Në fund të intervistës Klopp thekson se nuk bën plane afatgjatë por përqendrohet në çdo takim.

“Nuk mendoj për shumë larg. Unë nuk kam fituar asgjë dhe kjo është e vërtetë, prandaj të mos mendojmë për vitin 2022, është shumë larg. Në verë do të ketë njerëz që do thonë se ‘është koha ideale që unë të largohem nëse do të fitojmë diçka, sepse ne nuk do të fitojmë kurrë përsëri. Do të ketë të tjerë që do thonë se unë duhet të largohem nëse nuk fitoj asgjë. Unë nuk e vras mendjen për këtë”, ka shtuar tekniku gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat