Gjilani prezanton dy përforcimet e reja

Futboll

Gjilani prezanton dy përforcimet e reja

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:56
Gjilani

Skuadra nga Superliga është përforcuar me futbollistët Vilson Lila dhe Klejdi Koçi

Gjilani i ka ndezur motorët.

Klubi i Superligës ka njoftuar sot përmes uebfaqes së vetë zyrtare se ka arritur marrëveshje me dy futbollistë.

Bëhet fjalë për Vilson Lilën dhe Klejdi Koçin.

“Vilson Lila i cili luan pozitën e mbrojtësit të qendrës, vjen nga klubi i Kastriotit nga Superliga e Shqipërisë. 29 vjeçari ka bërë karrierë brenda Shqipërisë, ku më parë ishte edhe pjesë e Kukësit”, njofton fillimisht klubi gjilanas, i cili e prezantoi edhe përforcimin e dytë.

“19 vjeçari Klejdi Koçi i cili luan pozitën e mesfushorit, vjen nga shkolla e futbollit nga Tirana, KF Therm Tirana ku ndër vite ishte lojtar i dalluar në gjeneratën e tij dhe kishte spikatur me paraqitjet e tij në kategorinë e juniorëve në Shqipëri”, përfundon njoftimi i Gjilanit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat