Solari drejt shkarkimit, në derën e Real “troket” një idhull i tifozerisë

Futboll

Solari drejt shkarkimit, në derën e Real “troket” një idhull i tifozerisë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:49
Santiago Solari

Pas disfatës që ekipi i Real Madrid pësoi dje në kampionat, ku u mund në fushën e tij 2-0 nga Real Societad, duket se orët e trajnerit Santiago Solari në krye të ekipit “merengues” janë të numëruara. Zhgënjimet e fundit po e trondisin mjaftueshëm pozicionin e trajnerit argjentinas, që mund të shkarkohet shumë më shpejt nga sa mendohej. Madje që në janar. Sipas mediave spanjolle, Solari mund të largohet edhe brenda kësaj jave.

Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, presidenti Florentino Perez ka kontaktuar me trajnerin portugez Jose Mourinho, për ta rikthyer në “Santiago Bernabeu”, aty ku ai preferohet shumë nga tifozeria. Mourinho është aktualisht pa skuadër, pas shkarkimit një muaj më parë nga detyra e trajnerit të Manchester United dhe ky transferim mund të kryhet ditët në vijim, me portugezin që do të jetë trajneri i tretë i Real Madrid i këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat