Barça mposht Juven në finish, e kryer për yllin e Ligue 1

Futboll

Barça mposht Juven në finish, e kryer për yllin e Ligue 1

Më: 7 janar 2019 Në ora: 22:09
Jean-Clair Todibo

Jean-Clair Todibo është tashmë futbollisti i ri i Barcelonës. Në fakt nuk është bërë ende zyrtarizimi që të çertifikojë transaksionin, por klubi blaugrana tashmë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit premtues të ditëlindjes 1999, dhe që ka spikatur me fanellën e Toulouse.

Katalanasit kanë dalë kështu fitues pas një gjurmimi të gjatë, në një garë që kishte si pretendentë edhe dy skuadrat e Serie A. Francezi i ri pëlqehej edhe nga Napoli, por mbi të gjithë nga Juventus, që kishte nisur të lëvizte në mënyrë të përqendruar për ta sjellë futbollistin në Torino.

Gjithsesi gjithçka rezultoi e kotë, sepse sprintin final e fitoi Barça, duke djegur në fotofinish tentativën e drejtuesve bardhezinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat