Shaqiri komenton humbjen dhe shtyllën

Futboll

Shaqiri komenton humbjen dhe shtyllën

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:46
Xherdan Shaqiri

Mesfushori shqiptar thotë se ishte i pafat kur e qëlloi shtyllën në FA Cup pasi mendoi se topi po përfundonte në rrjetë

Xherdan Shaqiri insiston se Liverpooli e ka kualitetin e duhur të rikthehet pas eliminimit nga FA Cup, derisa “Reds” do të kthehen këtë fundjavë në Premierligë.

Futbollisti nga Kosova ishte në formacioni bazë të ekipit nga “Anfield Road” të hënën mbrëma ndaj Wolverhampton Wanderers.

Gjërat nuk shkuan si duhet për Liverpoolin, derisa golat e Raul Jimenez e Ruben Neves e mposhtën ekipin e Jurgen Kloppit, të cilit nuk i mjaftoi goli i Divock Origi.

Shaqiri ishte i pafat pasi gjuajtja e tij nga goditja e lirë e qëlloi shtyllën, në humbjen e Liverpoolit 1:2.

Sidoqoftë, përfaqësuesi zviceran thotë se skuadra e Kloppit ka kualitet të mjaftueshëm për të bërë performancë pozitive ndaj Brighton and Hove Albion këtë të shtunë.

“Natyrisht, ne jemi të zhgënjyer pas kësaj ndeshjeje sepse humbëm mbi të gjitha. Por, mendoj se nuk e merituam këtë rezultat sepse u munduam të luanim futboll”, deklaroi fillimisht Shaqiri për “Liverpoolfc.com”.

“Ndonjëherë është e nevojshme të kesh fat dhe gjuajtja e lirë ishte e pafat për mua. E pash topin të hynte thuajse brenda, por kjo më pas nuk ndodhi”, vazhdoi ai.

“Ne kishim lojtarë të rinj dhe lojtarë që nuk kishin luajtur për një kohë të gjatë. Ne dëshironim ta fitonim këtë lojë dhe të shkonim në rundin tjetër, por FA Cup është kështu: ju e humbni ndeshjen dhe shkoni në shtëpi”, nënvizoi Shaqiri.

“Andaj, ne e mbyllim këtu me këtë lojë dhe mezi presim të luajmë në fundjavë në Premierligë”, u shpreh tutje Shaqiri.

I pyetur nëse kjo humbje do t’i kushtojë Liverpoolit, ai insiston se përkundrazi, ai me shokë do t’i tregojnë vlerat e tyre ndaj Brightonit në ndeshjen e ardhshme.

“Mendoj se kemi lojtarë të mjaftueshëm për të shkuar tutje. Këtë sezon ne e kemi një stol të fortë. Janë disa futbollistë që duan të luajnë dhe të japin gjithçka dhe ne kemi kualitet”, përfundoi Shaqiri, i cili ka bërë paraqitje të shkëlqyeshme me Liverpoolin këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat