Pothuajse zyrtare: Hysaj, lojtari më i ri i Chelseas

Futboll

Pothuajse zyrtare: Hysaj, lojtari më i ri i Chelseas

Më: 8 janar 2019 Në ora: 10:52
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj po përshëndetet me Napoli.

Elseid Hysajt i është bërë me dije se nuk është më në llogaritë e Carlo Ancelottit, andaj do të largohet në këtë afat.

Mbrojtësi shqiptar tashmë e ka në tavolinë ofertën nga Chelsea, pasi Maurizio Sarri e dëshiron ribashkimin me të.

Agjenti i Hysajt thuhet se po i kompleton të gjitha dokumentet, ndërsa në fund të kësaj jave mund të realizohet transferimi.

Chelsea do të paguajë 35 milionë euro për shërbimin e mbrojtësit shqiptar, që ka raporte të shkëlqyera me Sarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat