Kukësi dhe titulli

Futboll

Kukësi dhe titulli

Më: 8 janar 2019 Në ora: 12:45
Cungu

Kukësi vijon stërvitjen në Turqi, duke marrë ngarkesë maksimale, ndërkohë që tashmë trajneri Cungu ka një ekip të kompletuar në dispozicion, pas përforcimeve të fundit.

Një "përforcim" më vete mund të quhet edhe mbrojtësi Simo Rrumbullaku, i cili në pjesën e parë të sezonit humbi shumë ndeshje për një dëmtim serioz.

Nga Turqia, për faqen zyrtare të klubit mbrojtësi anësor flet për gjendjen e tij dhe tema të tjera.

Në lidhje me formën e tij fizike, Rrumbullaku shprehet: ""Është e vërtetë, kam qenë për shumë kohë jashtë fushave për shkak dëmtimi, por tani jam rikthyer. Ndihem mirë dhe po punojmë fort për të arritur objektivat tona".

Tashmë trajneri Cungu ka në dispozicion edhe teknologjinë, me sistemin GPS që shërben për të matur performancën e çdo futbollisti: "Që prej kohës kur kam mbërritur te Kukësi është rritur niveli, në çdo drejtim. Sivjet është futur një teknologji e re që ndihmon trajnerin të vlerësojë paraqitjen e lojtarit në stërvitje dhe më pas sa është i gatshëm për ndeshje.

Për Rrumbullakun titulli duket garë "me dy kuaj": "Kampionati është shumë i fortë, me konkurrencë dhe lojtarë të mirë. Deri tani ne dhe Partizani jemi pretendentët kryesorë. Uroj të ketë edhe rivalë të tjerë për titull, do të bëjmë punën tonë dhe do të arrijmë aty ku duhet, ku e ka vendin Kukësi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat