Manchester United interesohet për yllin e Barcelonës

Futboll

Manchester United interesohet për yllin e Barcelonës

Më: 8 janar 2019 Në ora: 13:43
Barcelona

Djajtë e Kuq” kërkojnë të forcojnë skuadrën.

Philippe Coutinho mund të kthehet sërish në Premier Ligë. Lajmi i bujshëm për mesfushorin brazilian vjen nga Anglia ku rivalët e përjetshëm të Liverpoolit po mendojnë të bëjnë një ofertë për futbollistin e Barcelonës.

Manchester United kërkon të përfitojë nga një situatë jo e mirë që 26-vjeçari po kalon në Spanjë për ta joshur dhe për ta transferuar.

Kutinjo e nisi mjaft mirë sezonin edhe për faktin se mund të luante si mesfushor, ashtu edhe si sulmues në skemën 4-3-3.

Por, me kalimin e javëve ai e humbi vendin e titullarit edhe për faktin se u lëndua dhe nuk është rikuperuar plotësisht.

Madje tani konkurrenca është rritur ndjeshëm për të dhe në ndeshjet e fundit ka luajtur më shumë si zëvendësues.

Vështirësia e madhe për transferimin e Coutinhos tek United lidhet me vlerën e kartonit të tij dhe shifrën e çmendur që Barcelona pagoi për ta marrë nga Liverpooli.

Katalanasit shpenzuan afro 160 milionë euro për brazilianin dhe nuk do ta linin të largohej për një shifër më të ulët.

Mbetet të shihet nëse United do të paguajë një shifër të tillë për lojtarin brazilian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat