Chelsea e do Benzeman

Futboll

Chelsea e do Benzeman

Më: 8 janar 2019 Në ora: 15:27
Karim Benzema

Klubi anglez është në kërkim të një sulmuesi të dëshmuar pasi Alvaro Morata mund të largohet në drejtim të Sevillas

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të dëshmuar për pjesën e dytë të sezonit, shkruan tabloidi britanik “The Mirror”.

Në fakt, “Blues” ia kanë mësyrë sulmuesit të rrezikshëm të Real Madridit, Karim Benzema.

31 vjeçari i ka realizuar 7 gola dhe ka  dhuruar tri asistime në 18 paraqitjet në La Liga këtë edicion.

Klubi londinez shpreson ta zëvendësojë Alvaro Moratan, i cili po e mendon largimin nga “Stamford Bridge” gjatë këtij muaji pasi nuk ndihet rehat.

Benzema luan qe një kohë të gjatë në “Santiago Bernabeu”, ku është sulmuesi kryesor.

Por, largimi i tij nga kampioni i Evropës duket i pashmangshëm, në janar apo maksimumi në qershor.

Nga ana tjetër, Morata, i cili së fundmi shënoi dy gola ndaj Nottinghamit në FA Cup, mund t’i bashkohet Sevillas në ditët në vazhdim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat