Në Skoci thurin skenare, Grezda mund të largohet nga Rangers!

Futboll

Në Skoci thurin skenare, Grezda mund të largohet nga Rangers!

Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:35
Eros Grezda

Rangers në Skoci është duke bërë një sezon të mirë deri më tani, teksa ambiciet, pas mesit të kampionatit, janë shtuar me dëshirën për të fituar titullin kampion. Ky objektiv nuk është i pamundur, për një ekip që është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer, teksa në verën e vitit të kaluar bëri disa përforcime të rëndësishme në merkato.

Mes afrimeve, trajneri Steven Gerrard, mori në Gllasgou edhe sulmuesin e krahut të kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Futbollisti kuqezi, që la Osijekun në Kroaci për aventurën në Skoci, e gjeti veten në formacion, pas dëmtimit të gjatë që pësoi.

Disa ndeshje të mira me gola dhe asiste, dhe më pas sërish një lëndim i lehtë, e la jashtë në derbin kundër Celtik, futbollistin shqiptar. Ndërkohë, Steven Gerrard nuk ndalet në merkato, teksa ka bërë para-kontratë me dy futbollistë, Jordan Jondes dhe Glen Kamara, që do të vijnë në verë te skuadra e Rangers. 

Ndërkohë së fundi kanë firmosur dhe veteranët Jermain Defoe dhe Steven Davis, që pavarësisht moshës së madhe, rrisin konkurencën në ekipin e Gerrad. Duke parë këto lëvizje, mediat skoceze ngrenë pikëpyetje për të ardhmen e disa futbollistëve, mes të cilëve dhe Eros Grezda.

 Krahët e Rangers dhe reparti i avancuar do të mbipopullohen shumë, gjë që sipas shtypit skocez do të bënte të pamundur qëndrimin e disa lojtarëve. Kështu largimi i një ose dy futbollsitëve është një skenar i mundshëm. 

Grezda së bashku me Ryan Kent janë dy emrat që citohen, si më të mundshmit për tu larguar. Mirëpo futbollisti i kombëtares shqiptare ka kontratë 4 vjeçare me Rangers, ndërsa Steven Gerrard beson shumë te aftësitë e tij, pavarësisht momenteve jo të mira që ka kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat