Pantina largohet nga Trepça!

Futboll

Pantina largohet nga Trepça!

Nga: K. G. Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:53
Pantina largohet nga Trepça!

Qendërmbrojtësi Kujtim Pantina largohet nga skuadra me renome Trepça nga Mitrovica dhe tani shqyrton disa oferta të klubeve tjera, që të vendos për vazhdimin e karrierës së tij. Futbollisti është lojtar i lirë dhe sipas tij, gjatë këtyre ditëve do të vendos.  “Me Trepçën për 6 muaj kemi pasur marrëveshjen dhe e përfunduam atë. Tash jam lojtar i lirë”, tha Pantina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Qendërmbrojtësi është në negociata me dy klube. “Po, jam në negociata me dy klube, por ende nuk kam vendos”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat