Haxhibulliq përforcon Gjilanin

Futboll

Haxhibulliq përforcon Gjilanin

Nga: K. G. Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:14
Haxhibulliq përforcon Gjilanin

Gjilani mëton të jetë sa më i fortë për pjesën e dytë të kampionatit dhe për këtë edhe vazhdon me përforcime. Në faqen e klubit kuq e bardhë bëhet e ditur se janë përforcuar me futbollistin nga Novi Pazari, Semir Haxhibulliq. “Skuadra e Gjilanit ka arritur të afrojë edhe një lojtar brenda ekipit.

Semir Haxhibulliq ka firmosur kontratën me klubin e Gjilanit deri në verën e vitit 2020. Mesfushori nga Novi Pazari në skuadrën e Gjilanit, vije pas një përvojë në shumë klube rajonale dhe me gjerë, ku kishte zhvilluar karrierën e tij mjaft të pasur futbollistike.

Haxhibulliq sezonin e fundit kishte luajtur për skuadrën nga Ishujt Faroe, Kí Klaskvik”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat