Rrëfehet Buffon

Futboll

Rrëfehet Buffon

Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:44
Gianlugi Buffon

Portieri i PSG, Gianlugi Buffon, ka rrëfyer disa nga kujtimet e tij. Gjatë një intervistë për “Vanity Fair” veterani ka kutjuar kohët kur ishte ende 20 vjeç.

“Në moshë të re isha një ultras. ‘Ultra Indian Tips’, ishte emri i tifogrupit që ndiqnim Karrarezen. E kam ende të stampuar në dorezat emia. Takoja njerëz nga të gjitha llojet, djem normalë, ëndërrimtarë, idealistë, interesantë por edhe budallenj. E ndjenja veten të fuqishëm, të pathyeshëm, të aftë të bëja çfarë të doja. Kam bërë shumë budallëqe kur isha 20 vjeç, kam shijuar gjithçka”, kujton portieri.
“Jam kujdesur gjithmonë që të evitoj çdo lloj droge, maksimumi ndonjë cigarehashash. Mbaj mend si tani renë e tymit që mbulonte tifozët e Kazertanës. Ishte një mjegull, që nuk vinte sipasojë e fishekzjarrëve apo tymuesve, por 200 cigarehashashi të tymosura në të njëjtën kohë”, përfundon Buffon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat