Guardiola flet për Brahimin

Futboll

Guardiola flet për Brahimin

Më: 8 janar 2019 Në ora: 19:12
Guardiola flet për Brahimin

Pep Guardiola ka sqaruar shitjen e Brahim Díazit te Real Madridi. Ai ka thënë se nuk e do asnjë lojtar në klub që nuk dëshiron të qëndrojë, duke konfirmuar dëshirën e 19-vjeçarit për t’iu bashkuar gjigantëve të Spanjës.

Diaz u trasnferua në Madrid nga Man City për 15 milionë euro, plus 5 të tjera bonuse.

“Nuk dua lojtarë që nuk duan të jenë këtu. Kemi vepruar me Brahimin ngjashëm si me Phil (Foden) dhe Jadon (Sancho – Dortmund). Janë lojtarë të rëndësishëm dhe ne kemi bërë gjithçka që është e mundur për të qëndruar, por vetëm Foden vendosi të qëndrojë. Është e qartë se të shkosh në Madrid nuk është hap i keq”, tha Guardiola.

Guardiola shpreson që Diaz t’i ketë në Madridit minutat që ai nuk munda t’ia japë te Man City.

“Shpresoj që t’i ketë minutat që dëshiron që unë nuk munda t’ia dhuroj për shumë arsye. I dëshiroj më të mirat, është djalosh”, shtoi ai mes tjerash.

Brahim Díaz ka nënshkruar me Madridin kontratë deri më 2025.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat