Befason Buffon: Konsumoja drogë kur isha tifoz ultra

Futboll

Befason Buffon: Konsumoja drogë kur isha tifoz ultra

Më: 8 janar 2019 Në ora: 20:51
Gianluigi Buffon

Legjenda e Juventusit dhe portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon ka treguar se ai kishte konsumuar drogë gjatë periudhës kur ishte një tifozë ultra dhe gjatë ditëve të tij si tinejxher në Itali

Legjenda italiane nuk kishte kontratë me Juven më në verën e kaluar dhe ka nënshkruar kontratë me PSG si transfer i lirë.

Buffon ka folur kohëve të fundit në një ndej të Vanity Fair dhe ai është pyetur për të qenit një tifoz ultra kur ishte fëmijë dhe tinejxher. Portieri ka treguar shpesh storie të tilla kur ai ishte pjesë e një bande të tifozëve ultra dhe kishte konsumuar edhe drogë.

“Isha një ultra, pjesë e Commando Ultrà Indian Tips, një emër i një grupi të tifozëve që e përcillnin Carrarese, emër që ende është i shkruar në dorëzat e mija”, ka thënë Buffon.

“Si i ri kisha ndjenja që isha i plotfuqishëm dhe i pathyeshëm, ndihesha i pandikueshëm. Mendoja që nuk do të lodhesha kurrë, të bëja çfarë të dëshiroja”.

“Kam marrë drogë njëherë. Nëse një gjë me kujtohet, me kujtohet një re tymi dhe isha i rrethuar nga tifozët e Casertana, një mjegull që shkaktohej jo vetëm nga tymi por nga 200 persona që pinon bashkë: që nga atëherë e kujtoj këtë gjë”, ka thënë Buffon duke pranuar kështu se ka konsumuar drogë më parë dhe ishte pjesë e kësaj bande ultra të tifozëve në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat